Muzeu “fantastiko-shkencor” në Singapor

05/04/2011 10:30

Një ndërtesë e re “fantastiko-shkencore” është përuruar në Singapor, Muzeu i artit dhe Shkencës.

Një strukturë që i ngjan një luleje, ndërtesa përbëhet nga dhjetë “petale”, ndërsa për shkak të gjeometrisë së ndërtesës, çdo dhomë dhe ambient i brendshëm është i ndryshëm nga tjetri.

Pavarësisht ekspozitave dhe objekete të artit që do të ketë brenda, është vetë muzeu ai që do të përbëjë tërheqjen kryesore për turistët.

Me një sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë dhe tre kate i lartë, muzeu do të ketë një total prej 21 galerish, shumica e të cilave nëntokë. Në pikën më të lartë, muzeu “lule” arrin 60 metra.

I mbuluar me një strukturë xhami në formë hinke, uji i shiut do të krijojë një spektakël të veçantë, pasi ai do të rrjedhjë në qendër të ndërtesës, duke u filtruar poshtë saj.

Nëpërmjet kësaj hinke, qëllimi i muzeut është të tregojë se proceset krijuese ndërmjet artit dhe shkencës mund të jenë të ngjashme.

Top Channel