Lac, gjen vdekjen 16-vjecarja

05/04/2011 09:20

Një vajzë 16-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Fushë Mamurras.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, një makinë me targa të Kosovës, tip fuoristradë, ka përplasur për vdekje 16-vjeçaren e identifikuar me inicialet M.A, e cila ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spitalin e Laçit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit pas aksidentit nuk ka lëvizuar nga vendi i ngjarjes, duke u arrestuar më pas nga ana e policisë së Kurbinit.

Sipas hetimeve në vendin e ngjarjes, shkak për këtë aksident tragjik është bërë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti që goditi 16-vjeçaren. Kjo e fundit po kalonte superstradën per të vajtur tek shtëpia e saj, të cilën e kishte në anën tjetër.

Top Channel