Maria Jose Cristerna vjen nga një familje shumë besimtare, ka studiuar për drejtësi dhe është martuar që në moshën 17-vjeçare.

Tashmë, në moshën 35-vjeçare, nëna e katër fëmijëve njihet në Meksikë si gruaja-vampir pasi ka vënë dhëmbë të gjatë, ka bërë tatuazhe në çdo centimetër të trupit, ka dhjetëra pirsing dhe ka implantuar “brirë” titani në kokë.

Maria thotë se i është përkushtuar “artit” të trupit si rezultat i shumë viteve dhune nga ana e bashkëshortit.

“Brirët janë një simbol i forcës që kam unë dhe janë implantuar në kafkë pa anestezi. Tatuazhet janë mënyra ime për të qenë e pavdekshme ndërsa dhëmbët i kam vënë sepse më kanë pëlqyer gjithmonë vampirët”, tha gruaja për The Sun.

Maria theksoi se ajo kalon një “jetë normale” në Meksikë.

Top Channel