Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Dy faqet më të klikuara në internet, “Google” dhe “Facebook”, kanë vendosur të padisin Francën në Gjykatën e Lartë të Parisit, pasi një dekret që detyron këto dy kompani të ruajnë për një vit të dhëna personale shtesë të përdoruesve të tyre, përveç atyre të ruajtura në formularin e regjistrimit.
Padisë së dy gjigantëve i janë bashkuar edhe kompani të tjera të mëdha aktive në Francë, si “Dailymotion” apo “eBay”. Ata do të kërkojnë që Këshilli i Shtetit të shqyrtojë legjitimitetin e kërkesës së dekretit qeveritar.
”Ne po kundërshtojmë urdhërin e qeverisë franceze për të ruajtur të dhënat e ndërlidhjes”, deklaroi Shoqata Franceze e Kompanive të Internetit.
Në bazë të dekretit, kompanitë duhet të jenë në gjendje t’i ofrojnë autoriteteve në rast nevoje vendndodhjen e përdoruesit të tyre, emrin e plotë, adresën postare, pseudonimet, adresën e emailit, numrin e telefonit, fjalëkalimet dhe të gjithë historikun e aktivitetit të tyre online, midis të tjerave.
Nëpërmjet padisë së paraqitur, do të synohet që të bindet anullimi i dekretit, që sipas kompanive bie ndesh me të drejtën e privacisë, e garantuar edhe ajo me ligj.
”Ruajtja e fjalëkalimeve dhe detyrimi për t’ua dhënë atyre autoriteteve është një masë tepër problematike, e cila dëmton rëndë të drejtën e jetës private dhe besueshmërinë e kompanive tona”, shkruhej në deklaratën e publikuar.
Top Channel