Prej viteve të para të shkollës, gjithkush mëson për jetën e Pitagorës, matematicienit dhe filozofit të lashtë grek nga ishulli i Samos, si dhe për teoremën e famshme të tij.

Gati 2550 vjet më parë, Pitagora zbuloi se në një trekëndësh kënddrejtë, shuma e kateteve në katror, është e barabartë me hipotenuzën në katror.

Një teoremë mjaft e thjeshtë, por e jashtëzakonshme për nga rëndësia që ka.

Por sipas një reportazhi të kohëve të fundit të rrjetit amerikan CNN, profesori i historisë dhe shkencave ekzakte të Antikitetit në Universitetin e Nju Jorkut, Alexander Jones, thotë se teorema e famshme e Pitagorës mund të ekzistonte akoma edhe 1000 vjet para lindjes së matematicienit grek, pra rreth viteve 1590 para lindjes së Krishtit.

Ai sjell argumente sipas të cilave skribet e lashtë në Babiloni përdornin teorinë matematike të Pitagorës për të llogaritur madhësinë e fushave të tyre dhe si fakt për këtë janë disa pllaka argjilore që i përkasin qytetit Nipur të Babilonisë.

Hartat në këto pllaka tregojnë se banorët e asaj kohë llogarisnin thellësinë e një varri apo gjatësinë e një fushe duke përdorur teoremën e Pitagorës, sipas një kodi të çuditshëm, ku numrat ishin fjalë dhe të cilin e ka zbuluar vetëm në vitin 1920 matematicieni austriak Neugebauer.

Nëse këto fakte janë të vërteta, atëherë shumë kohë më parë se matematicienët e famshëm grekë si Pitagora apo Euklidi, kanë qenë babilonasit e lashtë që kanë pasur njohuri të tilla matematikore të cilat i përdornin për qëllime praktike, por edhe krijonin probleme të ndryshme, vetëm e vetëm për të pasur kënaqësinë e zgjidhjes së tyre.

Top Channel