Bangladesh, në fuqi shkarkimi i nobelistit

05/04/2011 11:00

Fituesi i Çmimit Nobel, Muhammad Yunus, humbi betejën e tij gjyqësore në Bangladesh, pasi shkarkimi i tij nga banka mikro-financiare “Grameen” u konsiderua si i arsyetuar.

Gjykata e apelit rikonfirmoi vendimin e marrë më parë prej Bankës Qëndore, ndërsa u argumentua se ai u vendos në këtë pozicion në mënyrë të paligjshme, pasi e kishte kaluar moshën e daljes në pension.

Nobelisti Yunus e ka konsideruar shkarkimin e tij nga “Grameen” si të motivuar politikisht.

Banka e tij u shndërrua në pionere të mikro-kredive, duke u ofruar hua të vogla me miliona kreditorëve.

Për rolin e tij në zbutjen e varfërisë në Bangladesh, 70-vjeçari Yunus u vlerësua në vitin 2006 me çmimin Nobel për paqen.

Top Channel