Njeriu më elastik në botë

04/04/2011 21:15

Një 49-vjeçar amerikan është në gjendje të rrotullojë plotësisht këmbët e tij pa rrotulluar trupin.

Fotografitë sensacionale të Zotit “Elastik”, kanë shokuar njerëz të shumtë, ndërsa aftësia e tij është e pashpjegueshme për mjekët.

Në fakt, Moses Lanham është në gjendje të bëjë gjëra të pabesueshme me gjymturët e tij të poshme.

Për të kundërshtuar ata që flisnin për një montazh, ai xhiroi një video, në të cilën tregonte se është me të vërtetë në gjendje që duke qëndruar në vend, të rrotullojë pjesën e sipërme të trupit me 180 gradë me atë të poshmen, a thua se nuk është ndërtuar me mish e kocka si të gjithë.

Top Channel