Gruaja që nuk mbyll dot sytë

04/04/2011 11:30

Të mos mbyllësh dot sytë është një nga torturat më të tmerrshme që mund të provosh.

Syri ka nevojë që të mbyllet shpesh (edhe për disa të dhjetat e sekondës) në mënyrë që të njomet dhe të qetësohet. Për një grua amerikane, kjo gjë tashmë është e pamundur të bëhet.

Marilyn Leisz, nga New Jersey, nuk mund të mbyllë më qepallat e saj dhe i lag sytë me locione të posaçme për të parandaluar dhimbjen.

Faji është i një operacioni plastik të cilit gruaja iu nënshtrua për të zhdukur rrudhat në pjesën e syve dhe për të “rregulluar” qepallat e rëna paksa, por kjo ndërhyrje solli dëmtimin e tyre dhe tashmë ajo nuk mund të mbyllë më sytë.

Zonja ka paditur kirurgun për faktin se ai nuk e kishte paralajmëruar për rreziqet e këtij operacioni, ndërsa mjeku pretendon se gruaja i dinte shumë mirë rreziqet.

Top Channel