Biçikleta më e vogël në botë

04/04/2011 13:30

Yike Bike është biçikleta elektrike më e vogël në botë.

Kjo biçikletë e veçantë ka një timon, dy rrota dhe një motor. Për të karikuar baterinë duhet rreth gjysmë ore dhe shpejtësia maksimale e saj është 20km/h.

Grant Ryan, nga Zelanda e Re, është shpikësi i kësaj biçiklete që timonin e ka më poshtë se biçikletat e tjera dhe peshon vetëm 10 kg.

Me këtë biçikletë mund të zbriten shkallët dhe mund të hipësh në metro duke e pasur me vete.

Cmimi i saj është 1 mijë e 700 euro.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel