Flash nga fushata elektorale

03/04/2011 21:00

Çaush Qato është kandidati i Partisë Republikane për Bashkinë e Policanit, që mbështetet edhe nga partitë e tjera të koalicionit Aleanca për Qytetarin. Në prezantimin e tij, Fatmir Mediu foli për nevojën për për të ndryshuar Policanin dhe krejt vendin:

“Ne duhet të ndryshojmë cdo cep të Shqipërisë, duhet të kthejmë dashurinë në cdo vend, në qytetar, qytet, komunë, etj. vetëm nëpërmjet kësaj mund të shkopjmë përpara, vetëm me qëllime të mëdha, duke dashur Shqipërinë dhe policanin ne mund të garantojmë të ardhmen tonë si qytetarë dinjitozë në BE”, tha Mediu.

PD Elbasan prezanton kandidatët

Partia Demokratike e Qarkut te Elbasanit ka prezantuar perpara elektoratit te gjithe kandidatet e saj per kryetare bashkie. Mbyllja e kësaj fushate është bërë në qytetin e Peqinit, ku rikandidon kryetari aktual i bashkisë Ilir Rrushaj.

PBKD hap fushatën në Korcë

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat hapi fushatën elektorale në qytetin e Korcës. Kjo parti është pjesë e koalicioni të djathtë Aleanca për qytetarin. Kryetari i partisë akuzoi partinë socialiste si parti pa alternativë:

“Kjo duket edhe nga slogani i tyre, “rruga e vetme”. Një slogan imponues, kërcënues për qytetarin, pikërisht sepse politika e saj mbështetet mbi ndjenjën e pushtetit dhe ajo arsyen e logjikën e nevojës njerëzore. Poziviteti i vetëm i këtij slogani është se nëpëmjet tij lexojmë nervozizmin e PS sepse qytetarët nuk do ta votojnë”, tha Artur Roshi
Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.

Top Channel