Topi më i shpejtë i historisë

02/04/2011 12:05

Shpejtësia me të cilën udhëton një top është përcaktuese në sukses në shumë sporte, përfshi tenisin apo futbollin.

Megjithatë, njeriu që i ka dhënë shpejtësinë më të madhe një topi nuk është as tenist, as futbollist dhe as ndonjë volejbollist, por një golfist.

Golfisti Jack Zuback, në vitin 2007, theu rekordin e shpejtësisë së një golfisti tjetër, kur topi i tij udhëtoi e një shpejtësi maksimale prej 328 kilometrash në orë.

I pari mes sporteve të tjera është tenisi Ivo Karlovic, njeriu me shërbimin më të fortë të historisë në këtë sport, me 251 kilometra në orë.

Bejsbolli dhe futbolli vijnë më pas. Megjithatë, sporti absolutisht më i shpejtë në botë është badmintoni, por nuk vlen, pasi nuk luhet me top. Në të, “plumbçja” me të cilën luhet ka arritur shpejtësinë 332 km/h.

Topat më të shpejtë të historisë
1. Zuback    Golf        328 km/h
2. Areito    Golf        302 km/h
3. Karlovic    Tenis        251 km/h
4. Zumaya    Bejsboll    168 km/h
5. Galan    Futboll    129 km/h

Top Channel