Tiranë, kryetari i bashkisë nga KQZ-ja

02/04/2011 10:45

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që do të dalë nga zgjedhjet e 8 majit, është në dorën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshe nga i gjithë vendi, kryeqyteti shqiptar në këto zgjedhje nuk ka një Komision Zonal të Administrimit të Votave i cili të shpallë kreun e ri të bashkisë, por Tirana është e ndarë në 11 KZAZ sipas njësive bashkiake të cilët do të shpallin vetëm kreun e minibashkisë.

Po fituesi i zgjedhjeve të Tiranës? Do ta shpallë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili aktualisht është institucioni i sulmuar nga opozita dhe i cili aktualisht punon vetëm me 4 anëtarë, nga shtatë gjithsej.

Në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit 2007 ishte ndryshe; Edi Rama u shpall fitues i zgjedhjeve të Tiranës nga KZAZ-ja përkatëse. KQZ-ja më pas nuk bëri gjë tjetër vetëm “noterizoi” vendimin e marrë nga komisioni zonal.

Top Channel