Tërmeti mund të vrasë makinat “metalizato”

02/04/2011 11:30

Tërmeti në Japoni ka dëmtuar rëndë industrinë e automobilëve dhe ai mund të zhdukë nga faqja e dheut makinat ngjyrë metalike.

Lajmi befasues u publikua sot në një revistë të specializuar gjermane për automobila, “AD AC”. Shumë pak njerëz e dinë, por kjo lloj ngjyre, e njohur në zhargon si “metalizato”, i jepet mjeteve nga një përbërës kimik, i quajtur oksid alumini.

Në botë ekziston vetëm një fabrikë që është në gjendje të prodhojë këtë bojë dhe ajo ndodhet pikërisht në rrethinat e Fukushimës.

Në të njëjtën kohë, në artikull mund të lexohej se nëse vonesa në rinisjen e sektorit të automobileve në Japoni do të vazhdojë edhe për gjashtë javë, do të nisë të prodhohen çdo ditë 100 mijë makina më pak.

Japonia ka një prej industrive më të zhvilluara automobilistike në botë, por në të njëjtën kohë eksporton shumë pjesë për prodhues të tjerë.

Top Channel