Kur punonjësit duhet t’i bëjnë uniformës…

02/04/2011 01:30

Nuk ishin të përshtatshme për uniformën e re me linja të ngushta të kazinosë, e për këtë arsye 16 kamariere u shkarkuan.

Ngjarja në fjalë, ka ndodhur në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara ku një resort kazinosh, paraqiti para punonjësve të tij uniformat e reja. Por prerja e ngushtë e uniformës, paraqiste format jo “seksi” të 16 prej kamariereve femra të moshës së mesme, të cilat kryenin punën e tyre prej vitesh në këto ambiente. Arsyeja e shkarkimit të tyre: të papërshtatshme për uniformat e reja.

Zyrtarët e resortit u mbrojtën duke thënë se kanë paraqitur për punonjëset e tyre uniforma të ngushta sipas stilit të viteve 1920 në përpjekje për të tërhequr në ambientet e tyre klientelë të re dhe se të 16 kamariereve të pushuara u është ofruar vend punë në sektorë të tjerë të resortit.

Top Channel