Vlorë, rrëshqitja e dheut rrezikon banesat

01/04/2011 10:25

Prej më shumë se tre muajsh, nëntë shtëpi në kodrat e ujit të ftohtë të Vlorës janë shembur nga shkarja e tokës, e cila dita-ditës po bëhet edhe më e rrezikëshme për banorët e kësaj lagje.

Mbrëmja e djeshme ka sjellë dhe dëmtimin e një tjetër banese dykatëshe nga avancimi i një masivi toke, që ka marrë përpara nëntë banesa në këtë zonë.

Banorët e kësaj lagjeje të Vlorës ankohen për lënien në haresë nga pushteti vendor dhe ai qëndror.

Banesat që tashmë janë të mbuluara nga dheu i shkarë, por edhe rruga që të con në këtë lagje, tashmë është totalisht e bllokuar dhe shumë banorë të tjerë e kanë të pamundur të shkojnë në banesat e tyre që janë jashtë rrezikut nga bllokimi i kësaj rruge.

Banorët kanë ngritur shqetësimin e tyre dhe kanë treguar orët e natës, të cilat kanë qënë të frikëshme, pasi nga momenti në moment mund të humbnin jetën.

Top Channel