Pesë gënjeshtra për 1 prillin

01/04/2011 20:35

Dita e sotme “festohet” nëpër botë si dita ndërkombëtare e gënjeshtrave. Ndërsa shumë televizione publikuan lajme të bujshme të pavërteta, BBC botoi pesë lajme të denja për 1 prillin.

1. Meshkujt mendojnë për seksin një herë në dy orë dhe jo çdo shtatë sekonda, siç besohet deri më sot. Një studim prestigjioz që testoi 5 000 meshkuj provoi se në të vërtetë, ata kalojnë 177 minuta të ditës duke u shqetësuar për të bërë sa më mirë punën e tyre.

2. Presidenti Francez, Nicolas Sarkozy, mban me vete një çadër antiplumb që kushton 20 mijë euro. Çadra mbahet prej truprojave të tij të sigurisë, ndërsa përbëhet nga një material i cilësisë së fortë, që përballon goditjet e plumbave dhe neutralizon sulmin me thikë. Çadra mund të lëshojë gjithashtu plumba nga maja e saj.

3. Këngët e Shakirës nuk do të dëgjohen më në stadiumin e Realit të Madridit, pasi ajo është lidhur me një lojtar të Barcelonës, Gerard Pique. Hiti i saj, “Waka-waka” ishte transmetuar rregullisht në “Bernabeu” përpara fillimit të takimeve dhe gjatë pushimit.

4. Disa qenë u ngjyrosën dhe iu vizatuan forma të reja, në mënyrë që të shfaqeshin si një bizont, fajkua apo akrep, në një konkurs amerikan për qentë më të rrallë. Njëri prej tyre, ishte i qethur, me mustaqe dhe i veshur si Hitleri.

5. Të dhëna për jetën seksuale të shumë njerëzve të famshëm janë bërë publike nga Wikileaks në një faqe të quajtur “Porn Wikileaks”. Ngjarja pritet të krijojë një valë të re divorcesh midis yjeve të Hollivudit.

Top Channel