Përurohet qendra për fëmijët autikë

01/04/2011 11:50

Bashkëshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha ka inauguruar sot në qytetin e Gjirokastrës qendrën për fëmijët autikë “Fluturo me jetën”.

“Hapja e kësaj qendre është një ndihmë për familjet që kanë nevojë që të trajtojnë fëmijët e tyre”, është shprehur zonja Berisha gjatë përurimit.

Bashkëshortja e kryeministrit ka saktësuar se kjo është qendra e tretë që hapet në Shqipëri, pas atyre në Tiranë dhe Elbasan dhe ka shtuar se të tjera do të hapen në qytete të ndryshme të vendit.

Top Channel