Komuna Dajt, tentohet të vritet kandidati i PD-së
01/04/2011 20:30
Tentohet të vritet kandidati i Partisë Demokratike për komunën Dajt, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut ku kandidati i PD-së, Besim Kuka është konfliktuar me shtetasin Ylli Hidri, autor i ngjarjes.
Sipas burimeve në vendngjarje, Hidri dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri, por pa lënduar ndonjë person.
Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka bërë të mundur ndalimin e Hidrit.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
Top Channel