Të bëhesh nënë pa e ditur!

31/03/2011 03:25

Të bëhesh nënë pa e ditur! Kështu ka ndodhur në Holandë ku një 12 vjecare është bërë mama ndërkohë që vazhdon edhe jetën shkollore.

Gjithcka ka nisur kur 12 vjecarja ka ndjerë dhimbje barku dhe është shoqëruar menjëherë prej prindërve të saj në spitalin më të afërt. Atje mjekët kanë zbuluar se vajza 12 vjecare ishte shtatzanë dhe ishte duke lindur.

Mjekët u përkujdesën për 12 vjecaren e cila ka lindur një vajzë. Ata, thanë se pas lindjes, si nëna 12 vjecare ashtu edhe vogëlushja që ajo solli në jetë, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel