Një ushtar spanjoll i rreshtuar për të pritur Princin Charles dhe Camilla-n e Britanisë së Madhe humbi ndienjat, disa minuta përpara se të zhvillohej ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Ngjarja ndodhi përpara syve të Mbretit të Spanjës, Juan Carlos I, Princit të kurorës, Felipe dhe Princeshës Letizia.

Në një ditë të nxehtë në Spanjë, ushtari duket se humbi ndienja si pasojë e vapës, ndërsa ishte i detyruar të qëndronte me uniformën e tij të trashë të rasteve festive.

Ushtari u kurua nga mjekët e ndodhur në vendngjarje, përpara syve të shqetësuar të familjes mbretërore.

Ai u rikuperua pak më pas dhe nuk kishte asgjë serioze, por pamjet e rrëzimit të tij përpara Mbretit bënë xhiron e botës.

Top Channel