McConaughey nuk flet për jetën private

31/03/2011 09:35

Matthew McConaughey nuk është i disponueshëm për të folur me mediat mbi jetën e tij private.

“Ka disa gjëra personale të cilat janë për mua dhe asnjë tjetër. Spekulloni sa të doni!”, iu drejtua aktori mediave të cilat ishin të interesuara se kur do të martohet ai me partneren e tij, Camilla Alves.

“Nuk besoj se i Intereson njeriu se kur do të martohem unë dhe Camilla”, shtoi McConaughey.

Aktori ka dy fëmijë me modelen braziliane dhe ka lënë të kuptohet se edhe pse nuk ka plane martese, marrëdhënia e tyre është afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA