Hamburgeri që skandalizon dietologët

31/03/2011 17:50

Një hamburger i ri i rrjetit të famshëm botëror, “KFC”, ka skandalizuar të gjithë dietologët, të shokuar nga numri i kalorive që gjenden në një panine të vetme.

Në fakt, hamburgeri që pritet të jetë një sukses, nuk përbëhet nga buka. Në vend të bukës, përmbajtja e një hamburgeri të zakonshëm do të futet midis dy fetave të mishit të pulës, që do të shërbejnë si “panine”.

Në faqen e KFC-së, mësohet se ky ushqim do të përmbajë 520 kalori (2177 kiloxhaul) dhe 32 gramë yndyrrë, shifra që sipas dietologëve do të krijojnë një valë të re të obezëve midis të gjithë klientëve të këtij rrjeti ndërkombëtar ushqimor.

Zëdhënësja e ”Fight the Obesity Epidemic”, Robyn Toomath, deklaroi: “Nëse ky hamburger do të reklamohet, ata që do të konsumojnë do të rrezikohen seriozisht prej obezitetit. Duhet të mendojmë për mbrojtjen e njerëzve që nga mbipesha rrezikojnë të kalojmë në obezitet, por ne po bëjmë pikërisht të kundërtën”.

Në shitje në SHBA dhe Kanada, hamburgeri me pulë në vend të bukës është vendosur në krye të preferencave të klientëve të rrjetit të ushqimeve të shpejta. Megjithatë, për të tretur këtë “bombë” ushqimore, është e nevojshme një orë sport intensiv.

Top Channel