Tre ndërmarrje aeronautike po planifikojnë të ndryshojnë botën e aviacionit.

Po punohet për aeroplanë më ekologjikë, më të sigurtë dhe më të shpejtë.

NASA ka ngarkuar me këtë detyrë kompanitë Lockheed Martin, Northrop Grumman dhe Boeing për të dizenjuar prototipët e avionëve të vitit 2025.

Ideja është që këto mjete të konsumojnë sa më pak, të emetojnë më pak gazra që ndikojnë në ndotje dhe të mbajnë më shumë ngarkesa.

Sistemi i sigurisë së këtyre avionëve do të jetë më i lartë dhe gjithashtu udhëtimi do të jetë më i rehatshëm për shkak se këto mjete do të jenë shumë më pak të zhurmshëm.

Top Channel