Fëmijët japonezë janë përqafuar sërish me njëri-tjetrin ditën e djeshme, kur janë rikthyer në shkollën e shkatërruar për herë të parë pas tërmetit dhe cunamit që goditën vendin aziatik.

Vetëm 34 nga 108 fëmijët që ndodheshin në shkollën fillore të Okamës i mbijetuan fatkeqësisë natyrore.

Prindërit u kthyen sërish në shkollë për të marrë çantat e fëmijëve të tyre që janë gjetur nën rrënoja.

Nxënësit tashmë do të vazhdojnë përkohësisht mësimin në disa godina në afërsi të Ishinomakit.

Top Channel