Gjen shishen me mesazh 24 vjet më pas

30/03/2011 17:55

Një djalë rus iu përgjigj një shisheje me mesazh, të lëshuar nga një fëmijë gjerman 24 vjet më parë, pasi gjeti objektin në brigjet e Detit Baltik.

13-vjeçari Danil Korotkikh gjeti shishen e birrës në tokë në një plazh të ndodhur në krahinën e Kalinigradit, në Rusi. Brenda shishes së taposur gjendej një letër nga një 5-vjeçar i quajtur Frank Uesbeck.

”Nëse e gjen ndonjëherë këtë letër, të lutem të më përgjigjesh dhe unë do të shkruaj përsëri”, shkruhej në letër. Pasi Danili dërgoi një kontakt në adresën e dhënë në fundin e letrës, ai dhe 29-vjeçari Frank janë bërë miq të mirë dhe komunikojnë rregullisht nëpërmjet internetit.

”Është një histori me të vërtetë e mrekullueshme dhe shpresoj që të takohem sa më shpejt me njeriun që gjeti mesazhin tim të çerek shekulli më parë”, deklaroi nga ana e tij i riu gjerman, në një deklaratë për “AFP”.

”Pashë shishen dhe m’u duk interesante. Brenda pashë një letër, por nuk e kuptoja dot se në çfarë gjuhe ishte”, rrëfeu 13-vjeçari. Babai i tij, i cili njihte mirë rusishten, i tregoi të birit përmbajtjen e letrës.

Uesbeck shkroi atë letër ndërsa ishte duke udhëtuar me babain në Danimarkë. 24 vjet më vonë, mesazhi i tij tashmë morri një përgjigje.

Top Channel