Funeral përrallor për të venë e bosit

30/03/2011 19:25

Napoli. 8 kuaj të zinj e madhështorë kanë përshkuar mëngjesin e sotëm rrugët e provincës së Forcelës, për një varrim të vecantë, atë të Amalia Stolder, e veja e bosit të Kamorrës, Carmine Giuliano, që vdiq në moshën 51 vjecare nga një sëmundje e pashërueshme.

Një rit madhështor, sipas stilit të vjetër, për të treguar prestigjin e të ndjerës. Nëse nga këndvështrimi kriminal klani Giuliano tashmë nuk vlen më, në zonën e Forcelës kjo familje gëzon ende prestigjin e dikurshëm.

Për këtë arsye u vendos një funeral me stil, me një karrocë funebre e tërhequr nga kuaj elegantë.

Motër e bosit Raffaele Stolder, Amalia ishte e veja e Carmine Giuliano (poshtë në foto), vëllai i kreut të klanit Luigi, që sot është bashkëpunëtor i drejtësisë dhe jeton larg Napolit.

I njohur ndryshe me nofkën “luani”, Carmine, që ka vdekur në vitet ‘80, ishte bërë i njohur për një fotografi të tijën me yllin e futbollit Diego Armando Maradona, në një pishinë që kishte formën e një lepurusheje.

Carmine ishte një ndër 11 djemtë e Pio Vittorio Giuliano, patriarku që në vitet ’50 kishte ngritur një pasuri kolosale me kontrabandën e cigareve.

Bashkë me vëllezërit Guglielmo, Salvatore dhe Raffaele, ai ka mbështetur për vite me radhë djalin e parë Luigi, i njohur ndryshe si “mbreti i Forcelës”. Një vëlla tjetër, Nunzio, u shkëput nga klani dhe u vra në vitin 2005 në kuadër të një hakmarrjeje.

Rivalë të betuar të bosit famëkeq Raffaele Cutolo, Giuliano-t i dhanë jetë në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale fraksionit Familja e Re.

Dominues të padiskutueshëm për vite me radhë të provincës së Forcelës, Giuliano-t u bënë të pasur falë kontrabandës, zhvatjeve, shitjes së produkteve të falsifikuara dhe trafikut të drogës.

Më pas, nga fundi i viteve ’90 filloi edhe tatëpjeta me një sërë arrestimesh që shkurtuan radhët e klanit dhe vendimin e të gjithë vëllezërve për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Për pendimin e tij, Luigi Giuliano pagoi një cmim shumë të lartë, në fillim vrasjen e të vëllait Nunzio dhe më pas të të birit Giovanni, në vitin 2007.

FOTO GALERI
1/6
8 kuaj elegantë kalojnë në rrugët e Forcelës

Top Channel