Ecën i paralizuari, kisha shpall mrekullinë

29/03/2011 17:30

Kisha Katolike njohu sot si mrekulli shërimin e pashpjegueshëm të një burri, i cili prej kohësh nuk mund të lëvizte këmbën e majtë, për shkak të një forme të rëndë të hernia-diskalis.

Mrekullia ndodhi edhe një herë në vendin e quajtur Shën Mëria e Lourdes, në një lokalitet në Francë, të njohur për fuqitë e tij të pashpjegueshme shëruese.

Serge Francois u zhyt në vitin 2002 në ujin e shenjtë. Fillimisht, ai ndieu një dhembje të padurueshme në këmbë, pastaj një ndjesi të thellë lehtësimi dhe një të nxehtë të papritur që i përfshiu gjymturën.

Në daljen nga uji, ai ishte në gjendje të ecte përsëri pa asnjë lloj problemi. U desh të kalonte një dekadë, gjatë së cilës u shqyrtua çdo mundësi shkencore dhe mjekësore, por asnjë mjek në botë nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje.

Në këtë vend të shenjtë, janë 68 numri i mrekullive të njohura nga kisha, por rastet e pashpjegueshme të shërimit, në disa raste edhe nga sëmundje të pashërueshme si tumoret, llogariten në mbi 7 000.

Top Channel