Vendi ku tradhëtohet më shumë

28/03/2011 11:10

Italia është vendi ku tradhëtitë më të shumta nuk ndodhin në krevat, por në zyrë.

Sipas një kërkimi të një shoqate avokatësh italiane, 60% e tradhëtive bashkëshortore ndodhin në vendin e punës. Gjithmonë e më shumë, mes kolegëve vendosen lidhje dashurie të cilat zgjasin edhe për vite me radhë duke bërë kështu që “jobesnikët” të jetojnë edhe jetë paralele.

Nga statistikat del se Milano është qyteti në të cilin konsumohen pjesa më e madhe e tradhëtive, i ndjekur nga kryeqyteti, Roma.

Top Channel