Portieri me 100 gola në karrierë

28/03/2011 09:00

Portieri brazilian, Rogerio Ceni, shënoi mbrëmjen e djeshme golin numër 100 në karrierë.

Goli i shënuar nga një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte i dha fitoren ekipit të tij, Sao Paolo, në derbin ndaj Corinthias (2-1).

Portieri që ka shënuar më shumë gola në historinë e futbollit ka luajtur gjithsej 965 ndeshje në karrierë, të gjitha me Sao Paolon, ekip në të cilin është kapiten.

38-vjeçari ka shënuar 56 gola me goditje dënimi dhe 44 të tjerë me 11-metërsh që nga fillimi i karrierës së tij si profesionist.

Gjithsesi, për FIFA-n Rogerio Ceni ka shënuar gjithsej 98 gola në karrierë sepse organizmi drejtues i futbollit botëror nuk njeh dy gola që portieri veteran i ka shënuar në miqësore.

Top Channel