Haaland dhe Mbappe arrijnë dhe thyejnë rekordet e Ronaldos, por portugezi “vlerëson” vetëm ylli francez të Realit të Madridit
Jose Mourinho ka folur për muajin prill, në të cilin ekipi që ai drejton, Real Madrid, mund të ndeshet me Barcelonën 4 herë (ndeshja e kampionatit spanjoll, finalja e Kupës së Mbretit dhe 2 ndeshjet e mundshme gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve).
“Nëse humbasim ndaj Barcelonës në të treja kompeticionet nuk ka asnjë problem. Do ishte e padrejtë të merrnim për bazë vetëm humbjen ndaj katalanasve për të gjykuar sezonin e ekipit. Real Madrid ka bërë një punë të shkëlqyer dhe është në luftë për tre kompeticione në muajin prill. Kjo është gjëja më e vështirë për tu arritur. Vetëm Inter, Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid janë në luftë për tripletën”, u shpreh trajneri portugez për një televizion spanjoll.
Kur u pyet pse i mbron aq shumë lojtarët e tij, Mourinho u shpreh: “Ata janë familja ime. Nëse unë nuk i mbroj, atëherë çfarë do të bëj tjetër? T’i mësoj si të godasin 11-metërshat? Këtë gjë ata e bëjnë më mirë se mua. Unë jam në stol për t’i mësuar si të luajnë në mënyrë kolektive dhe të ndjejnë se kanë një lider që është i gatshëm t’i mbrojë.”
Top Channel