Vjedhjet më të çuditshme nëpër hotele

26/03/2011 11:05

Është e zakonshme që turistët të marrin me vete sapunët apo shampot e vogla të hoteleve ku qëndrojnë, por disa kanë patur guximin të vjedhin shumë më tepër se kaq.

Një revistë publikoi sot listën e objekteve më të çuditshme vjedhura në një hotel, duke shkuar deri tek lampadarët apo një dollap.

Në këtë rastin e fundit, dy persona u veshën si mirëmbajtës dhe kërkuan të merrnin dollapin e një dhome, pasi i kishin thënë se duhet të rregullohej. E njëjta ndodhi edhe me një piano në një hotel në SHBA, e cila duhet të merrej për “rregullim” nga disa punonjës të tjerë.

Raste të tjera të shënuara janë ato ku pas largimit të klientëve, hoteli nuk ka gjetur më telefonin e dhomës, por ka patur raste kur ka munguar edhe i gjithë kondicioneri, i cili mund të transportohet pa vështirësi në çanta të mëdha.

Midis rasteve më të shënuara është edhe ai i një hoteli në Paris, ku klientët mundën të vidhnin një fotokopie me ngjyra që ndodhej në një korridor. Megjithatë, vendi i parë në këtë listë iu dha një zotërie, i cili po përpiqej të largohej me kokën e balsamosur të një derri të egër, objekt i hollit të hotelit.

Top Channel