Ora “fatale” e dietave

26/03/2011 11:20

Ekziston një orë ku tundimi për të ngrënë është më i lartë se gjatë të gjithës ditës, ishte përfundimi i një studimi të disa ekspertëve amerikanë të dietologjisë.

Sipas studimit të botuar nga një revistë në SHBA, aftësia e trupit të një njeriu të futur në dietë për t’i rezistuar urisë dhe ushqimeve që ka përpara është shumë e ulët rreth orës 15:25.

Kërkuesit pyetën 1 250 persona, të cilët nuk kishin mundur të mbanin deri në fund dietën e tyre. Pyetjes se përse nuk ia kishin dalë mbanë, 56% e personave u përgjigjën duke fajësuar stresin, ndërsa 22% mërzisë.

Megjithatë, rezultatet më befasuese ishin ato që lidheshin me orarin kur njerëzit kishin vendosur të prishnin dietën, me një shumicë dërmuese që e kishte bërë këtë midis orës 15 dhe 15:30.

Për arsye të paqarta, të cilat lidhet me vetë organizmin dhe zakonet tona të të jetuarit, duket se konkretisht ora 15:23 është më fatalja për ata që janë në dietë.

Top Channel