Koplik, aksident, vdes 22 vjeçarja

26/03/2011 19:15

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një vajze 22 vjeçare ka ndodhur sot në qytetin e Koplikut. Viktima është një 22 vjeçare banuese e fshatit Grizhe në Malsinë e Madhe e cila ishte pasagjere në një nga automjetet.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta në dalje të lagjes “Llazan” ku dy automjete janë përplasur.

Me gjithë ndihmën e parë që i është dhënë të plagosurës për shkak të hemoragjisë së shkaktuar dhe frakturave të marra në pjesën e kokës ajo nuk ka mundur të shpëtojë duke ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spitalin rajonal të Shkodrës.

Policia dyshon se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe.

Top Channel