Biznesi shqiptar, takime në Mynih

26/03/2011 08:50

Biznesi shqiptar ka shfrytëzuar një forum ekonomik të zhvilluar në Mynih të Gjermanisë, për të konkretizuar më tej projektet e bashkëpunimit dhe lidhjes së kontratave.

Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe Dhoma e Industrisë e Mynihut organizuan “Ditën Ekonomike të Shqipërisë”, ku morën pjesë mbi 100 shoqëri të njohura nga fusha të ndryshme private.

Përveç masave të marra që më parë për lehtësimin e procedurave të regjistrimit dhe uljen e taksave në 10%, Shqipëria tani ka miratuar edhe ligjin për investimet e huaja në sektorët e saj strategjikë.

“Këto janë turizmi, bujqësia, energjetika dhe infrastruktura, për të cilat qeveria ka miratuar një ligj shtesë që u jep imunitet të gjithë investitorëve me projekte mbi 10 milionë euro”, u tha Nikolin Jaka, investitorëve bavarezë.

Top Channel