Analizë ADN për ariun e vrarë

26/03/2011 10:55

Një ari i murmë që terrorizonte disa lokalitete midis Italisë dhe Sllovenisë u vra disë ditë më parë, por për të konfirmuar lajmin u prit deri sa u bënë analizat gjenetike të kafshës.

Ky është një rast unik që një viktime jo njerëzore i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe testimet e ADN-së.

Ariu i quajtur Dino në Itali, ishte afruar rrezikshëm në zonat e banuara dhe kishte detyruar shumë njerëz të mbylleshin në panik në shtëpitë e tyre. Sjellja e tij ishte e pazakontë për specien, pasi arinjtë preferojnë të shmangin kontaktin me njeriun dhe të qëndrojnë në pyje.

Duke qenë se u konsiderua një rrezik për jetën e njerëzve, u nxorr një urdhër që autorizonte gjahtarët që t’a vrisnin. Disa ditë më parë, një gjahtar slloven vrau gjitarin e rrezikshëm, pranë një rruge që të çonte në kryeqytetin Ljubianë.

Megjithatë, në mënyrë që të mos vritesh arinj të tjerë kot, autoritetet vendosën që kafshës së vrarë t’i bënin analizat gjenetike krahasuese me qimet e ariut që ishin zbuluar pranë zonave të banuara.

Rezultatet treguan se bëhej fjalë pikërisht për Dinon. Lajmi u prit me gëzim nga banorët e terririzuar prej kafshës, por edhe prej arinjve të tjerë, të cilët mund të shëtisin të qetë pyjeve, pa patur frikë se do të vriten në vend të “shokut” të tyre të rrezikshëm.

Top Channel