VIP-at që do të shuhen këtë vit

25/03/2011 10:40

Edhe pse duket e pabesueshme, ka njërëz të cilët ia dedikojnë kohën e tyre parashikimit të njerëzve të famshëm që do të ndërrojnë jetë.

Faqja deathlist.com është e specializuar në këtë fushë dhe për vitin 2011 ka publikuar se do të shuhen 48 personazhe VIP.

Më i riu ndër ta është Michael Douglas, 67-vjeçar, i diagnostikuar me kancer në fyt në shtator 2010. Geoffrey Hughes është një tjetër aktor që vuan nga kanceri dhe bën pjesë në listë.

Aktori Kirk Douglas (95 vjeç), presidenti koreanoverior Kim Jong-Il dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney janë disa nga të famshmit e tjerë në listë.

Edhe personazhe si Nelson Mandela (93 vjeç) dhe Margaret Thatcher (86 vjeç) nuk i kanë shpëtuar listës, parashikimet e së cilës nuk kanë asnjë bazë shkencore.

Top Channel