Deklarimi i pasurisë është detyrim ligjor për çdo zyrtar shtetëror. Kjo vlen edhe për presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili kur nuk e mbante këtë post pati deklaruar vetëm një pjesë të qindra milionave nga pasuria e tij.

Pacolli e kishte arsyetuar këtë me faktin se publikimi i këtyre të dhënave do të rrezikonte atë, familjen e tij dhe njëkohësisht do të binte në kundërshtim edhe me ligjet që e rregullojnë funksionimin e kompanive anonime në Zvicër, ku megjithëZyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit thonë se tani i është shpjeguar presidentit se edhe ai duhet ta deklarojë të gjithë pasurinë.

“I janë dhënë sqarime mbi obligimet ligjore që i ka çdo qytetar”, deklaroi Hasan Preteni, drejtor i agjencisë.

Sipas Pretenit, numri i zyrtarëve që pritet të deklarojnë pasurinë është rreth 1600, ndërsa personat që së fundmi kanë marrë mandatet kanë afat deri më 22 prill.

Ai i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të raportit për vitin 2010, ku shprehu shqetësimin se lufta kundër korrupsionit nuk po shënon progres. Sipas tij, luftës kundër korrupsioni po i mungojnë shifrat.

Ndërsa nuk po gjykohen personat e dyshuar. Nga 430 denoncime nga persona të ndryshëm, 139 raste institucioni që ai drejton i ka proçeduar për hetime, ku vlera totale e dëmit mendohet të jetë 10 milionë euro.

Preteni njoftoi se në bazë të këtij raporti dyshohet se listës së më të korruptuarve u prijnë kompanitë publike që ende nuk e kanë statusi qartë të përvaktuar. Në vend të dytë ndodhet qeveria, ndërsa pas i shkojnë pushteti lokal dhe gjykatat.
se ka hequr dorë nga drejtimi, zoti Pacolli ka deklaruar se mbetet ende aksioner.

Top Channel