Libi, BE: Ok, sanksioneve të reja
25/03/2011 09:55
Bashkimi Evropian ka adoptuar masa të reja për të evituar që të ardhurat e gazit dhe naftës të shkojnë në duart e Gheddafi.
Gjithashtu BE kërkon të ruajë integritetin territorial të Libisë, të njohë kontributin pozitiv të veprimeve ushtarake për mbrojtjen civile dhe thekson se “koloneli duhet të iki menjëherë”.
Këto janë pasazhet kryesore të përfundimeve të marra nga Këshilli i Evropës.
“Operacionet ushtarake do të përfundojnë kur popullsia civile do të jetë e sigurtë”, thekson BE.
Top Channel