Gjen prezervativ në qumësht

25/03/2011 09:50

Edhe një produkt i pastër si qumështi mund të na rezervojë surpriza të pakëndshme.

Një grua suedeze, në kohën që po i hidhte qumësht qenit të saj, ka gjetur brenda konfeksionit “filmjolk” një prezervativ.

Vajza e vogël e gruas tha për gazetën suedeze ‘Expressen’ se kjo gjë i ka prerë oreksin nënës së saj dhe se asnjëherë nuk do të blejë më qumësht “filmjolk”.

Katarina Malmstrom, përgjegjësja e shërbimit të klientëve, deklaroi se “është e pamundur që prezervativi të ketë përfunduar brenda në kuti gjatë procesit të konfeksionimit”.

“Procesi kalon në filtra dhe mekanizma të cilat nuk lejojnë që një objekt me ato përmasa të hyjë në konfeksion”, theksoi Malmstrom.

Top Channel