Vettel, përgatitje e çuditshme në prag të sezonit

24/03/2011 09:50

Sebastian Vettel gjeti kohë për pak relaks në prag të fillimit të sezonit të ri të Formulës 1.

Gjermani i Red Bull u shndërrua për një ditë në fermer dhe pati rastin të qethte disa dele në një fermë australiane, pranë Melburnit.

Kampioni në fuqi i botës në Formula 1 dukej sikur kishte gjithë jetën që merrej me këtë punë.

Vettel zbuloi se adhuron kafshët dhe jetën rurale.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel