Siri, protesta në funeral, pranohen 15 viktima

24/03/2011 15:25

Autoritetet siriane kanë pranuar se trazirat e javës së fundit kanë lënë të vdekur të paktën 15 persona, ndërsa disa mijëra u grumbulluan sot në qytetin e Derës, me rastin e ceremonisë funebër të një protestuesi.

Nga ana e tyre, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeritu flasin për të paktën 37 viktima, ndërsa njëra prej tyre raporton për më shumë se 100.

Sipas BBC, rreth 20 mijë persona dolën sot në rrugë për të protestuar, por shifra është e pamundur për t’u vërtetuar.

Megjithatë, ëshrtë e qartë që protesta e sotme ishte më e seriozja e ndodhur ndaj regjimit të presidenti Bashar al-Assad.

Ai drejton në mënyrë autoritare Sirinë që prej 11 vitesh, ndërsa trashëgoi pushtetin nga babai i tij, i cili udhëhoqi vendin për më shumë se tre dekada.

Protestat në Siri janë limitiruar për momentin vetëm në qytetet jugore. Ato kanë një karakter të theksuar anti-qeveritar, ndërsa njerëzit kërkojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe më shumë të drejta demokratike.

Top Channel