Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
“Nuk ka dashuri më të sinqertë, sesa ajo për ushqimin”, thoshte George Bernard Show. Sigurisht, gjithsecili ka pasionin e tij, por kush më shumë e kush më pak e njeh ndjesinë e provuar përpara një pjate me ushqim cilësor.
Për të rritur cilësinë e gatimit, për të krijuar një shërbim profesional me standarte si ato të vendeve ku ushqimi është një kulturë e vërtetë, për të njohur më mirë traditën vendase dhe për ta promovuar atë në botë, është krijuar shoqata: “Klubi i shefave të kuzhinës shqiptare”.
“Programi jonë është mësimdhënës, i bazuar tek kuzhina shqiptare dhe tek mjeshtrat që me zërin e tyre do t’ua transmetojnë njohuritë kuzhinierëve të rinj”, ka deklaruar Reshat Taku, kryetar i shoqatës.
Ndër qëllimet e shoqatës renditen edhe mbrojtja e interesave të punonjësve të fushës, zhvillimi i aktiviteteve promovuese dhe sensibilizuese mbi tematika që lidhen me sektorin e kuzhinës e turizmit.
Top Channel