Japoni, rindërtohet rruga për 6 ditë

24/03/2011 09:05

Foto që tregon shkatërrimin e një autostrade në Japoni tregon forcën e madhe që pati tërmeti që preku këtë vend në 11 marsin e kaluar.

Por, shpejtësia me të cilën është rikonstruktuar kjo rrugë po përdoret për të treguar aftësinë e vendit aziatik për tu ringritur sërish.

Puna filloi më 17 mars dhe 6 ditë më vonë, pjesa e shkatërruar e autostradës në Naka ishte si e re.

Shumë punëtorë japonezë janë rikthyer në punë një ditë pas tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë dhe shumë biznese të tjera kanë rifilluar punën në zonat më të prekura nga tragjedia.

Top Channel