Vrasësit e fshehur të jetës së përditshme

23/03/2011 18:10

Ekzistojnë disa vrasës të fshehur në disa prej objekteve më të zakonshëm të përdorimit të përditshëm.

Në të vërtetë, midis sendeve të përdorimit të përditshëm ka edhe shumë të pasur me baktere dhe me viruse, disa prej të cilëve mund të shkaktojnë sëmundje të rënda, madje edhe vdekjen e personave.

Sipas një reviste italiane, këto janë 10 objektet më të ndotura, ndërsa zgjidhja e vetme për t’i luftuar është ajo më e vjetra, uji i rrjedhshëm dhe sapuni, ndërsa në rastet kur nuk kemi akses ndaj tyre, nuk duhet ngrënë me duar të zbuluara dhe as nuk duhet prekur fytyra.

1. Pulsantët e ashensorit
2. Doreza e karrocës së supermarketit
3. Menutë e restoranteve
4. Monedhat dhe kartmonedhat
5. Parmakët
6. Çelësi I dritave
7. Mbajtësit e kripës e piperit në restorante
8. Pjesa e jashtme e gotave të aparitivëve
9. Tastiera e bankomatëve
10. Pajisjet e palestrave

Top Channel