Qose: Të mbrohet piramida

23/03/2011 20:05

Rexhep Qose, akademiku i njohur kosovar, është shprehur kundër shembjes së piramidës, duke kërkuar ruajtjen e saj si një pjesë e historisë.

“Monumente të këtilla nuk rrënohen në botë. S’kam dëgjuar një artist, asnjë arkitekt, asnjë shkencëtar që të jetë shprehur pro kësaj nisme”, ka deklaruar Qose.

Për Qosen, vendimi për ta prishur atë është autoritar dhe i shëmtuar, e për të cilin dikush në të ardhmen mund të mbajë përgjegjësi ligjore.

Për këtë, Qose ka përmendur edhe rastin e Dubrovnikut, në Kroaci, gjatë luftës në fillim të viteve ’90.

“Ato duhet të dinë se bëjnë një krim ndaj kulturës dhe qytetërimit shqiptar dhe ky krim quhet krim kundër njerëzimit. Ata që kanë bërë rrënime në Dubrovnik janë nxjerrë në gjykata dhe janë dënuar. Nesër do ketë shqiptarë që do ngrenë denoncim penal ndaj monumentit historik, që e quajnë ndryshe piramida”, ka shtuar Qose.

Top Channel