Në shitje shtëpia e familjes Simpson

23/03/2011 12:50

Shtëpia e Homer Simpson ka dalë në shitje.

Kriza ekonomike ka prekur edhe familjen më të famshme të filmave të animuar. Kopja ekzakte e shtëpisë ku janë rritur Bart, Lisa dhe Maggie nuk ndodhet në Springfield, por në Henderson, në Nevada (SHBA).

Në vitin 1997, rrjeti televiziv FOX që prodhon serialin e animuar, organizoi një konkurs për të dhuruar nëpërmjet një shorti një kopje me përmasa reale të shtëpisë së familjes Simpson.

Fituesja dhe pronarja aktuale e kësaj shtëpie është Barbara Howard, e cila e ka nxjerrë në shitje tashmë për 84.290 mijë euro. Shtëpia është 200 m² dhe ka 4 dhoma gjumi.

Shtëpia është ndërtuar nga “Kaufman and Broad”, një nga ndërtuesit më të mëdhenj në Francë. Arkitektët kanë parë më shumë se 100 seri përpara se të fillonin projektin. Dekorimi, mobiljet dhe pamja e jashte e shtëpisë është një kopje perfekte e strehës së familjes Simpson në serial.

Tashmë, fansat e këtij seriali kanë mundësinë të shndërrohen në një Simpson të vërtetë duke blerë shtëpinë e familjes së famshme.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel