Paro Laçi mbetet në burg

22/03/2011 20:05

Burg pa afat për Paro Laçin. Ky është vendimi që ka dhënë Gjykata e Durrësit për ish presidentin e Partizanit dhe aktualisht president i ekipit të futbollit Rubiku, i arrestuar pak ditë me parë nën akuzën e korruspionit dhe trukimit të ndeshjeve të futbollit.

“Ky hetim është një maskaradë. Unë di shumë dhe kam shumë fakte. Nga ky hetim do dalin shumë gjëra”, është shprehur Laçi.

Gjyqtari Shpëtim Reka ka vlerësuar si të ligjshme arrestimet e kryera dhe la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve edhe Agron Laçin, Edmond Temalin dhe Agron Arushën, ndërsa vendosi si masë sigurie “detyrim paraqitjeje” për arbitrin beratas Shkëlqim Balliu, Altin Gjurën, Endri Dhimën, Bledar Kumen dhe Kozma Kulen.

Top Channel