Mjekët realizojnë transplantin e dytë të fytyrës

22/03/2011 00:20

Një 25 vjecar amerikan bëhet personi i dytë i cili i nënshtrohet një transplanti të plotë të fytyrës.

Operacioni i kryer nga një staf prej 30 kirurgësh në spitalin e Masacusets, përfundoi me sukses pas plot 15 orësh.

Ky ishte transplanti i dytë total i fytyrës, ndërsa rasti i parë u regjistrua vitin e shkuar në Barcelonë.

Në 2005 në Francë u regjistrua transplanti i parë i këtij tipi, por me ndërhyrjen e mjekëve vetëm në disa pjesë të fytyrës, duke arritur para 2010 deri në masën 80 përqind të fytyrës.

Top Channel