6 800 $ për një abonim mujor në internet

22/03/2011 17:50

Turkmenistani nuk është një vend për të “apasionuarit” e internetit. Vendi i vogël aziatik, i pasur me naftë, renditet i pari në botë dhe shumë i shkëputur nga vendi i dytë, përsa i përket tarifave mujore të internetit.

Një abonim mujor i pakufizuar, me shpejtësi të lartë, i konsideruar si një standart normal në vendet perëndimore, në Turkmenistan kushton plot 6 820 dollarë

Shifra bëhet edhe më domethënëse duke patur parasysh se paga mesatare për një turkmenistanas është prej 200 dollarësh në muaj.

Abonimi më i volitshëm, i kufizuar për shkarkime është “parahistoriku” modem, i cili lidhet nga linja e telefonit të shtëpisë.

Në fakt, ky lloj abonimi kushton 45 dollarë në muaj dhe ka një shpejtësi maksimale prej 64 kbps.

Ndonëse ka nga ata që paguajnë gati shtatë milionë lekë të vjetra në muaj për një abonim mujor, përsëri është praktikisht e pamundur të hysh në internet gjatë ditës.

Rrjeti zhbllokohet vetëm natën dhe faqet që mund të shikohen janë të pakta, për shkak të censurës së rëndë shtetërore, e cila bllokon edhe postën elektronike, nëse përmenden disa fjalë kyçe në korrespondencë.

Rrjetet shoqërore si FB apo Twitter janë tërësisht të ndaluara.

Top Channel