Testi që zbulon diabetin… 10 vjet përpara shfaqjes

21/03/2011 10:45

Një test gjaku që mund të zbulojë nëse dikush do të preket nga diabeti 10 vjet përpara se të shfaqen simptomat është i mundur tashmë në Britaninë e Madhe.

Ky test do t’i vijë në ndihmë njerëzve që rrezikohen më shumë nga “sëmundja e sheqerit” duke i dhënë një mundësi që të ndryshojnë dietën apo mënyrën e tyre të jetesës.

Dr. Thomas Wang, i cili ka qenë shefi i kërkimit për zhvillimin e këtij testi, u shpreh për mediat britanike: “Ky test ndihmon që të dallojmë individët që janë më shumë të rrezikuar nga diabeti dhe më pas të marrim masat paraprake.”

Diabeti shfaqet ku pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë (hormoni që kontrollon sheqerin në gjak), apo kur insulina e prodhuar nuk kryen siç duhet rolin e saj.

Top Channel